Gjykata rrëzon kërkesën e republikanëve për rinumërim votash në Pensilvani

Nga Exit News
Gjykata rrëzon kërkesën e republikanëve për rinumërim votash në Pensilvani

Gjykata e Lartë e Amerikës ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit Trump dhe republikanëve për të rinumëruar votat në shtetin e Pensilvanisë.

Gjykata, në një urdhër të shkurtër, refuzoi kërkesën e kongresmenit amerikan Mike Kelly, aleat i Trumpit dhe republikanët e tjerë të Pensilvanisë që nisën procesin gjyqësor pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ata pretenduan se shtimi i votimit me postë në Pensilvani ishte i paligjshëm sipas ligjit të vetë shtetit.

Megjithëse gjykata e lartë tani ka një shumicë 6-3 pro republikave, përfshirë dhe tre gjyqtarë të zgjedhur prej Trumpit, kërkesa e republikanëve u rrëzua.

Pensilvania ishte një nga shtetet kryesore në vendosjen e fitores së Bidenit, i cili e mundi Trumpin, megjithëse ai e kishte fituar Pensilvaninë në zgjedhjet e 2016-ës.

Trumpi ka deklaruar herë pas here se zgjedhjet e 3 nëntorit janë manipuluar.

Anëtarët e administratës së Trumpit, si edhe aleati i tij i afërt, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, kanë thënë se nuk ka dëshmi për manipulim të zgjedhjeve, pavarësisht pretendimeve të Trumpit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>