Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e shtetasit turk Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri.
Simsek paditi Komisionin për Azil pasi ai refuzoi kërkesën e tij për azil në Shqipëri dhe i kërkoi gjithashtu gjykatës pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.
Me rrëzimin e padisë, Simsek mund të dëbohet në Turqi.
Në 2 korrik autoritetet shqiptare i refuzuan kërkesën për azil turkut Selami Simsek, mbështes i lëvizjes Gylen dhe në kërkim nga Turqia.
Refuzimi i kërkesës për azil do të thotë se Simseku duhet të esktradohet në Turqi – ku lëvizje gyleniste quhet ‘terroriste’ dhe mbështetësit e saj burgosen dhe keqtrajtohen.
Simsek u arrestua bashkë me turkun tjetër Harun Çelik, teksa po udhëtonin në aeroportin e Rinasit, tranzit për në Kanada me pasaporta false.
Çeliku u dënua me 5 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit u dërgua në Turqi, pavarësisht se kishte kërkuar azil politik.