Gjykata Adminsitrative e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për skualifikimin e gjyqtares Saida Dollani nga gara për Gjykatë të Lartë.
Gjyqtarja Dollani paditi KLGJ pas skualifikimit të saj nga gara, duke e konsideruar të padrejtë.
Ndëkohë KLGJ ka apeluar këtë vendim pranë Gjykatës së Lartë. Vendimi i KLGJ është marrë me 20 tetor.
Gjykata e Lartë përbëhet nga 3 anëtarë nga totali prej 19 që duhet të ketë. Funksionimi i saj mbetet një nga kriteret kryesore të Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE.