Gjykata e Posaçme shpalli të premten moskompetencën për tenderin e ushqimeve të bërë nga Ministria e Mbrojtjes gjatë muajve të parë të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK) marri të pandehur 3 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, në 2020.
Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj, anetar te Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Ndërsa Sokol Zaimi, me detyrë Drejtor (i komanduar), i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, akuzohet për shpërdorim detyre, për shkak të mosveprimit të tij tij, që ka rezultuar në përllogaritjen e fondit limit në një vlerë më të madhe,
Ndërkohë mësohet se gjatë hetimeve në pyetje është marrë dhe ministrja Olta Xhaçka, e cila në kohën e kryerjes së tenderit drejtonte këtë ministri, por nuk janë gjetur prova kundër saj.
Një prej tenderëve ka qenë për blerjen e 300 mijë maskave mbrojtëse anti-Covid për policinë dhe Forcat e Armatosura.
Megjithëse tenderi fillimisht u hap për 300 mijë maska, për arsye ende të paqarta, tenderi është rinegociuar dhe numri i maskave është ulur në 100 mijë.
SPAK nisi hetimet pas kallzimit nga PD, se ky tender ishte kryer pa transparencë dhe fituese ishte shpallur një kompani kompjuterash nga Maqedonia.
Po ashtu, SPAK ka hetuar Xhaçkën dhe për tenderin prej 1,5 milionë euro për furnizimin me ushqime të familjeve në nevojë në kohën e pamdemisë.