Gjykata shtyn seancën për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Nga Exit News
Gjykata shtyn seancën për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Gjykata e Posaçme ka shtyrë senacën për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, të akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019.

Shkaku i shtyrjes u bë mungesa e prokurorit Ndoja, Aleksandër Lahos si dhe familjarët e të ndjerit Andi Maloku, i cili humb jetën në këtë attentat.

Më 28 janar, SPAK mori të pandehur Rrajën dhe Halilajn për 7 vepra penale, mes të cilave vrasja e mbetur në tentativë për Ndojan.

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja u plagos më 1 nëntor 2019, në autostradën Tiranë-Durrës, teksa po lëvizte me makinë.

Me të udhëtonin edhe Aleksandër Laho dhe shoferi Andi Maloku shoferi i cili humbi jetën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>