Fahri Fazliu, një qytetar i kosovar i cili ishte tetë vjeç gjatë Luftës së Kosovës, u thirr për pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë.
“Diçka shumë e çuditshme dhe e papritur më ndodhi dje pasdite – Kam marrë një ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për t’u paraqitur në Hagë, më 23 qershor 2021, si dëshmitar,” shkroi Fazliu në Facebook këtë të mërkurë.
“Unë isha vetëm 8 vjeç kur ndodhi lufta,” shtoi ai.
Exit News pyeti ZPS në lidhje me arsyen e thirrjes së Fazliut, por nuk mori asnjë detaj mbi çështjen.
“Për të mbrojtur integritetin e hetimit, konfidencialitetin e dëshmisë së dëshmitarit dhe mbledhjen e vazhdueshme të provave, ZPS nuk zbulon informacione specifike mbi statusin e hetimit,” tha për Exit News Christopher Bennett, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorëve Specialist.
Media lokale raportoi se Fazliu mban emrin e xhaxhait të tij, Fahri Fazliu, i cili humbi jetën në një përplasje me policinë serbe në 2 nëntor 1989, në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, së bashku me Afrim Zhitia. Të dyve u dha nderimi Hero i Kosovës pas vdekjes.
Gjykata e krimeve të luftës në Kosovë, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, u krijua nga parlamenti i Kosovës me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare në gusht 2015.
Ajo pasoi një raport të Këshillit të Evropës në 2011 në të cilin Senatori Zviceran Dick Marty adreson krimet e pretenduara të “anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë” nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.
ZPS po heton krimet e luftës të pretenduara të kryera nga anëtarët e UÇK-së gjatë kohës së luftës, midis viteve 1998 dhe 2000.
Disa zyrtarë të lartë të UÇK-së janë paditur deri më tani. Ndër ta, ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e parlamentit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi po përballen me akuza për krime lufte, ndërsa po mbahen në ambientet e paraburgimit në Hagë.