Gjykata Speciale thërret në Hagë dëshmitarin që ishte 8 vjeç gjatë luftës në Kosovë

Nga Exit News
Gjykata Speciale thërret në Hagë dëshmitarin që ishte 8 vjeç gjatë luftës në Kosovë

Fahri Fazliu, një qytetar i kosovar i cili ishte tetë vjeç gjatë Luftës së Kosovës, u thirr për pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë.

“Diçka shumë e çuditshme dhe e papritur më ndodhi dje pasdite – Kam marrë një ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për t’u paraqitur në Hagë, më 23 qershor 2021, si dëshmitar,” shkroi Fazliu në Facebook këtë të mërkurë.

“Unë isha vetëm 8 vjeç kur ndodhi lufta,” shtoi ai.

Exit News pyeti ZPS në lidhje me arsyen e thirrjes së Fazliut, por nuk mori asnjë detaj mbi çështjen.

“Për të mbrojtur integritetin e hetimit, konfidencialitetin e dëshmisë së dëshmitarit dhe mbledhjen e vazhdueshme të provave, ZPS nuk zbulon informacione specifike mbi statusin e hetimit,” tha për Exit News Christopher Bennett, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorëve Specialist.

Media lokale raportoi se Fazliu mban emrin e xhaxhait të tij, Fahri Fazliu, i cili humbi jetën në një përplasje me policinë serbe në 2 nëntor 1989, në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, së bashku me Afrim Zhitia.  Të dyve u dha nderimi Hero i Kosovës pas vdekjes.

Gjykata e krimeve të luftës në Kosovë, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, u krijua nga parlamenti i Kosovës me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare në gusht 2015.

Ajo pasoi një raport të Këshillit të Evropës në 2011 në të cilin Senatori Zviceran Dick Marty adreson krimet e pretenduara të “anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë” nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.

ZPS po heton krimet e luftës të pretenduara të kryera nga anëtarët e UÇK-së gjatë kohës së luftës, midis viteve 1998 dhe 2000.

Disa zyrtarë të lartë të UÇK-së janë paditur deri më tani.  Ndër ta, ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e parlamentit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi po përballen me akuza për krime lufte, ndërsa po mbahen në ambientet e paraburgimit në Hagë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>