Gjykata e Hagës ka urdhëruar qeverinë hollandeze të ndalojë shtetrrethimin e vendosur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Në vendimin e saj gjykata deklaroi se vendi ka abuzuar me pushtetin e emergjencës dhe vendosi një shtetrrethim në shkelje të të drejtave të lirisë së lëvizjes dhe të privatësisë, sipas CNN.
Gjyqtari tha se zbatimi i shtetrrethimit nuk do ishte në përputhje me kërkesat e “urgjencës së vecantë” që kërkohet nga ligji. Ai shtoi se përdorimi nga qeveria i “pushtetin e jashtëzakonshëm të autoritetit civil” ishte “i paligjshëm”.
Shtetrrethimi në Hollandë nis në orën 21:00 deri në 4:30, nga data 23 janar deri në 3 mars. Zyrtyarët thanë se shtetrrethimi ul ndërveprimin social, dhe si pasojë ul kurbën e përhapjes së Covid-19.
Padia në gjykatë u bë nga një organizatë e quajtur “e vërteta e virusit”. Qeveria e apeloi vendimin.
Hollanda ka raportuar më shumë së 1 milioën raste të virusit dhe më shumë se 14,960 viktima.