Gjykata e Tiranës vendosi sot ekstradimin në Gjermani të taxhikut Komron Zukhurov, të arrestuar në prill në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjermania.
Ai akuzohet si pjesë e një celule e organizatës terroriste ISIS.
Zukhurov ka ardhur në Shqipëri në mënyrë ilegale. Ai ka qëndruan në shtëpinë e ish-deputetit Asllan Dogjani, pasi është i afërm i bashkëjetueses së tij.