Gjykata e Posaçme e Shkallës kundër Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin dhe kalimin në favor të shtetit të 40 për qind të pasurisë se Kelmend Balilit dhe vëllait të tij Bashkim Balili, si dhe pronave në pronësi të kompanisë ‘Balili % Co’ shpk.
Sekuestrimi i pasurisve u vendos pasi mendohet se ato janë vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal i Kelmend Balilit, i dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim parash.
Mes pasurive të sekuestruara janë:
- Ish-kampi i pushimit të punëtorëve në Sarandë, ndërtesë me 4+1 kate, me 1923 metër katrorë sipërfaqe ndërtim dhe 13 mijë metër katrorë sipërfaqe truall. Këtë pronë Balili e kishte shndërruar në resortin Santa Quaranta;
- Dy truaj në Sarandë, me sipërfaqe totale 13 710 metër katrorë;
- 16 apartamente në Sarandë në pronësi të Bashkim Balilit.
Pasuritë e vendosura nën sekuestro së fundmi, do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.