Gjykata vendos sekuestrimin e aksioneve bankare të Alfred Pezës

Gjykata vendos sekuestrimin e aksioneve bankare të Alfred Pezës

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot sekuestrimin e aksioneve të bashkëshortes së deputetit Alfred Peza në bankën Credins. Sekuestrimi i aksioneve me vlerë 113 milionë lek erdhi pas kërkesës së Prokurorisë pak ditë më parë.

Ky vendim erdhi pas disa muajsh hetime, ku deputeti Peza dhe bashkëshortja Mirela Ndini akuzohen për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Deputeti Peza dhe Zonja Ndini nuk kanë arritur ta justifikojnë pasurinë e tyre.

Hetimet ndaj deputetit socialist nisën pasi në janar, në media u bë publike blerja e aksioneve në bankën e nivelit të dytë nga bashkëshortja e Zotit Peza.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) nisi menjëherë kontrollin dhe hetimin administrativ për pasurinë e deputetit socialist Alfred Peza.

Sipas Zotit Peza, paratë ishin kursyer ndër vite nga ai dhe bashkëshortja e tij dhe se pasuria nuk kishte lidhje me pozicionin e tij si deputet në parlament.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>