Gjykatësi i EULEX-it: Provat për krimet e Serbisë nuk janë në dispozicion të autoriteteve kosovare

Gjykatësi i EULEX-it: Provat për krimet e Serbisë nuk janë në dispozicion të autoriteteve kosovare

Ish-gjyqtari kryesor i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Malcolm Simmons tha se provat e krimeve të kryera nga serbët në Kosovë nuk janë në dispozicion të autoriteteve shtetërore.

“Provat në lidhje me shumë krime të luftës të kryera nga persona me etni serbe nuk janë më të disponueshme për autoritetet e Kosovës,” shkroi Simmons në një postim në Twitter.

Ai u shpreh se “kur të dëshmoj në Kuvendin e Kosovës, do te shpjegoj pse këto raste nuk janë hetuar”. Simmons do të dëshmojë për këtë çështje në komisionin parlamentar të Kosovës për Legjislacionin, Mandatet dhe Imunitetet, për shkeljet që ai pretendon se kanë ndodhur brenda Misionit nga zyrtarët e  profilit të lartë. Komisioni parlamentar duhet ende të caktojë një datë për raportin e Simmons.

Ai tha se do të paraqesë prova për ndërhyrjen në hetimet penale, kërcënimet ndaj dëshmitarëve mbrojtës, nxitjet e dhëna dëshmitarëve të mbrojtur, manipulimin e trupave gjykuese, përpjekjet për të ndërhyrë në gjykimet penale, fshehjen e provave, manipulimin e provave, fshehjen e provave të kryerjes së veprat penale, përpjekjet për të penguar hetimet penale, hyrjen e paligjshme në postën elektronike private, pengimin e hetimeve, pengimin e drejtësisë dhe ndërhyrjen në çështjet penale për të karrierë politike.

Malcolm Simmons dha dorëheqjen si gjyqtar në 2017 pasi shërbeu për 3 vite.

Kur dha dorëheqjen, Simmons akuzoi misionin për shkelje, por më vonë u zbulua se ai gjithashtu ishte subjekt i disa hetimeve për akuza të shkeljeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>