
Një gjyqtar i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka kërkuar mbrojtje të posaçme për shkak se është ndjerë i kërcënuar. Gjyqtari e ka paraqitur kërkesën në 19 janar 2020.
Por, kërkesa e tij nuk është pranuar nga KLGJ, e cila e ka gjetur atë të pabazë.
“Nga nisja e funksionimit të GJKKO në datën 19 Janar 2020, ka patur vetëm një kërkesë të një gjyqtari për vënien nën ruajtje të posaçme, kërkesë të cilën Komisioni për Mbrojtjen e Gjyqtarëve pranë KLGJ, nuk e ka vlerësuar si të tillë”, – tha sot gjyqtarja Saida Dollani e ngarkuar pranë kësaj gjykate për marrëdhëniet me median, në një komunikim për median.
Gjithashtu, gjyqtarja Dollani tha se gjatë pandemisë gjykata ka kryer 186 seanca, 5 ndër të cilat me videokonferencë.