Gjyqtarja e Gjykatës së Krimeve të Rënda Liljana Baku ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Zonja Baku ka dorëzuar më 22 nëntor dorëheqjen e saj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së saj.
Liljana Baku ka gjykuar çështje të rëndësishme, si ajo e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ajo vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe bllokimin e pasaportës së Tahirit, por të dyja këto vendime u rrëzuan në Gjykatën e Apelit.
Gjyqtarja Baku vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Albert Veliun, i cili denoncoi vëllain e ministrit të Brendshëm të asaj kohe Xhafaj dhe “detyrim për paraqitje” për ish-deputetin, Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi.