Gjyqtarja e Apelit Fatmira Hajdari do të përballet të hënën, 15 qershor, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Trupa që do të gjykojë dhe vlerësojë Hajdari përbëhet nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.
Fatmira Hajdari është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2000, fillimisht si gjyqtare në gjykatën e Tiranës.
Që prej vitit 2013, Hajdari u emërua në gjykatën e Apelit të Tiranës, me dekret të presidentit.
Sipas analizës së BIRN, Hajdari, në vitin 2003, ka deklaruar pasuri me vlerë prej 2.7 milionë lekësh, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me 18 herë, duke kapur vlerën e 49.3 milionë lekësh.