Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Nga Exit News
Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Glauk Konjufca do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës. Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Konjufca do të drejtojë këtë institucion për 4 vitet e ardhshme.

Konjufca edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit, 2019 ishte zgjedhur në këtë post, të cilën e mbajti për një kohë të shkurtër, duke ia liruar vendin Vjosa Osmanit. Ai  u emërua si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kuvendi më pas zgjodhi edhe tre nënkrytarët nga partitë me shumicë shqiptare: Saranda Bogujevcin nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të hënën në Kosovë po zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të vendit. Të pranishëm në seancë janë  114 deputetë, nga 120 gjithsej.

Deputetët e zgjedhur më 14 shkurt bën betimin. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 mandate, Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>