
Google pranoi të ndryshojë disa nga shërbimet e reklamimit në internet pas gjobitjes me 220 milionë euro nga autoriteti francez i konkurencës, të hënën, raporton Reuters.
Google u gjobit pasi Franca zbuloi se kompania abuzonte me kontrollin e saj ndaj tregut në biznesin e ndërlikuar të reklamave në internet, ku disa nga mjetet e saj janë bërë pothuajse thelbësore për kompanitë e mëdha.
“Vendimi për të sanksionuar Google është i një rëndësie të veçantë sepse është vendimi i parë në botë që përqendrohet në proceset komplekse të reklamës me algoritëm, mbi të cilat mbështetet biznesi i reklamave në internet,” tha shefja e anti monopolizimit i Francës Isabelle de Silva.
Google nuk iu përgjigj kërkesë për koment, por u shpreh se nuk do të kërkojë të apelojë vendimin e autoritetit në gjykatë.