Grabitet Prokuroria Durrës, vidhen serveri qendror dhe dokumente

Grabitet Prokuroria Durrës, vidhen serveri qendror dhe dokumente

Prokuroria e Durrësit ka rënë për të dytën herë brenda pak ditësh, pre e vjedhjes së dokumenteve. Gjatë natës së sotme, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur serverin qendror dhe dosje nga zyrat e prokurorisë.

Policia dyshon se autorët mund të jenë persona të brendshëm pasi kanë përdorur derën kryesore për të hyrë brenda dhe dyert e brendshme i kanë hapurt me karta me çip, me të cilat është i pajisur vetëm personeli i prokurorisë.

Sipas informacioneve të derimëtanishme, kur nuk është bërë ende inventari i plotë, një prej zyrave ku janë marrë dosje është ajo e prokurorit të Task Forcës Afrim Shehu. Ky i fundit ka në përgjegjësi kryesisht dosje të korrupsionin të zyrtarëve të lartë.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që materialet e Prokurorisë Durrës janë vënë në shenjestër të grabitësve. Më 8 maj, persona ende të paidentifikuar nga policia grabitën me dhunë postën sekrete të Prokurorisë Durrës. Ende nuk është mësuar se për cilat raste ka pasur dokumente atë ditë në postën sekrete.

Menjëherë pas kësaj ngjarje Kryeprokurorja e Durrësit Donika Prela u emërua në Tiranë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas shkarkimit nga Arta Marku të Besim Hajdarmatajt.

Që prej 9 majit, në krye të prokurorisë Durrës është Anita Jella.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>