
Gjykata shtyu për të 90 herë seancën e Aleksandër Muratajt për tu hetuar i ndarë nga grupi i grabitësve të parave në aeroportin “Nënë Tereza”.
Murataj para 4 viteve i kërkoi gjykatës të hetohet i ndarë nga të tjerët sepse ai nuk ka marrë pjesë në grabitje. Ndërkohë, prokuroria e ka akuzuar Muratajn për ndihmë të grabitësve për tu larguar nga vendi. Murataj u dënua me 16 vjet burg për këtë akuzë.
E pranishme në senacë, bashkëshotja e Muratajt kërkoi drejtësi pasi ka 2 vjet që zvarritet nëpër gjykata.