Të arrestuarit për grabitjen e parave pranë Rinasit pranojnë autorësinë e krimit. Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për dy nga grabitësit e 3.2 mln dollarëve pranë aeroportit të Rinasit. Gjykata e Tiranës pasi ka vlerësuar provat e paraqitura nga Prokuroria, ka vendosur të lërë në burg, Fation Xhyliun, ish punojës i policisë private dhe Ditjon Memlikën, ish komando. Ndërkohë që nesër do të njihen me masën e sigurisë dhe dy autorët e tjerë të dyshuar, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj. 31-vjeçari Xhyli është shprehur i penduar për krimin duke pranuar akuzën.
Policia ka bërë të ditur detaje të reja nga operacioni për arrestimin e tyre. Pranë një biznesi që drejtohej nga Admir Murataj (në kërkim) pranë Vorës, u gjetën të gropusra brenda një tenxhere me presion kartomendha të ndryshme, paundë, dollarë amerikanë e kanadezë.