Grabitja në Rinas — Policia arreston një tjetër bashkëpunëtor

Grabitja në Rinas — Policia arreston një tjetër bashkëpunëtor

Policia ka arrestuar sot një tjetër bashkëpunëtor për grabitjen e të paktën 2 milionëve euro në Rinas më 9 prill, 2019.

Sipas, deklarimeve në media, personi i arrestuar ngarkonte valixhet në avionë, dhe lajmëronte bandën e grabitësve për ngarkesat me para.

Menjëherë pas grabitjes, Ministri Lleshaj fajësoi kompaninë koncesionare se dështoi të sigurojë perimetrin e aeroportit dhe nuk njoftoi në kohë policinë e shtetit.

Ndërsa më 22 prill, Policia arrestoi katër anëtarët e bandës që grabiti 2 milionë euro, të cilat po ngarkoheshin në një avion të kompanisë Austian Airlines për t’u dërgur në Austri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>