Policia e Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë tashmë një të dyshuar për grabitjen e 3.2 mln dollarëve pranë Rinasit. Shtetasi me iniciale F.Xh. nga Lushnja dyshohet se është një prej bashkëpunëtorëve në këtë grabitje. Ai prej tre ditësh ndodhet në qeli dhe pritet të njihet të martën me masën e sigurisë. Ky person së bashku me vëllain kanë qendruar për rreth një orë pranë vendit të grabitjes së parave. Kjo u zbulua nga gjurmimi i celularit të tij.
Ata u shoqëruan para tre ditësh në polici dhe pas hetimeve është lënë i lirë njëri prejt tyre, punonjës në një kompani private sigurie. Nëse shtetasi me iniciale F.XH është bashkëpunëtor në këtë vjedhje, pritet që ai të japë fakte të rëndësishme për zbardhjen e krimit dhe arrestimin e grabitësve.
5 persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve mundën të merrnin 3.2 mln dollarë nga makinat e policisë private “Jaguar” teksa paratë ishin duke u transportuar drejt Rinasit.