Ministri i Brendshëm i ka kërkuar medias që të ketë durim për zbardhjen e grabitjes pranë Rinasit. Në një prononcim të shkurtër për këtë krim, ministri deklaroi: “Bëni durim, ngjarja do të zbardhet. Policia po bën punën e duhur. Hetimet po ecin përpara”.
Edhe pse kanë akaluar disa ditë dhe ende nuk ka një të dyshuar, Tahiri u mundua të shfajësohej duke thënë se, “në asnjë vend të botës nuk pritet që ngjarjet të zbardhen brenda ditës”.
Këtë deklaratë kreu i ministrisë së Brendshme e bëri gjatë ceremonisë për nisjen e rikonstruksionit të komisariatit nr. 6 në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Prokuroria deklaroi dhe shifrën zyrtare të grabitur nga dy blindat e policisë private, para të Bankës Kombëtare Tregtare. Nën kërcënimin e armëve maskat morën 3.2 mln dollarë. Si kryeministri Rama ashtu dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit bën përgjegjës për këtë grabitje policinë private dhe bankën në fjalë.