GRECO: Të parandalohet korrupsioni i ministrave, këshilltarëve të tyre dhe policisë

Nga Exit News
GRECO: Të parandalohet korrupsioni i ministrave, këshilltarëve të tyre dhe policisë

Niveli i korrupsionit mbetet i lartë në Shqipëri dhe mbizotëron në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit, duke mbetur një çështje shqetësuese. Kjo çon në mosbesim të publikut ndaj institucioneve publike dhe politikës në përgjithësi. Ky është raport vlerësimi i 5-të i Këshillit të Evropës, GRECO, parë nga Exit.

GRECO u shpreh se duhet të vazhdohet me dënimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion. Vetëm dënimi i tyre mund të rrisë besimin tek institucionet.

Greco theksoi përfshirjen e politikanëve në korrupsion, trafikun e drogës, financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore, pastrimin e parave, falsifikimin e dokumenteve dhe pagesën e kontratave të lobimit përmes kopanive të panjohura.

Ai gjithashtu theksoi rastin e gazetares së Exit News, Alice Taylor e cila u bë ” shënjestër e një fushate shpifjesh pas artikujve të saj në lidhje me korrupsionin, manipulimin e votave, dhunën në protesta dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave”.

Raporti kritikon tensionet politike dhe tensionet e vazhdueshme mes qeverisë dhe Presidentit Ilir Meta. Për sa i përket reformës gjyqësore, GRECO bëri thirrje për ngritjen e gjykatës së lartë dhe kushtetuese.

Shqetësime kryesore të ngritura nga GRECO janë:

Politizimi i policisë shqiptare, emërimet në polici duhet ët bëhen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vend se Ministri i Brendshëm.

Vetingu në polici mund të rezultojë në largime massive nga policia duke rrezikuar
ushtrimin e funksioneve kryesore të policisë. Procesi po vë në diskutim integritetin dhe besueshmërinë e vlerësimit.

Këshilltar dhe ministrat nuk zbatojnë Kodin Etik të miratuar në vitin 2013.
Sa i përket Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konflikteve të Interesit (ILDKPKI), mosfunksionimi i e-platformës për deklarimin dhe publikimin e rasteve duhet të adresohet shpejt.

Planet e Integritetit për secilën Ministri Qeveritare ende nuk ishin hartuar. Ata bënë thirrje për miratimin e tyre të shpejtë, duke marrë parasysh të gjitha rreziqet me të cilat përballen ministrat dhe këshilltarët politikë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Raporti ka për qëllim vlerësimin e efektivitetit të masave të miratuara nga autoritetet shqiptare për të parandaluar korrupsionin dhe për të promovuar integritetin në qeverinë qendrore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit.

Ai shërben si një analizë kritike e situatës, duke identifikuar mangësitë e mundshme dhe duke bërë rekomandime për përmirësim.

Shqipëria ka afat 18 muaj nga botimi i raporti për të raportuar mbi masat e marra për plotësimin e rekomandimeve nga GRECO.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>