I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i bëri thirrje palëve të lënë menjanë politikën dhe të përqendrohen në normalizimin e ekonomisë, në takimin e tyre sot, 3 shtator, në Shtëpinë e Bardhë.
“Kosovarët dhe serbët e meritojnë normalizimin e ekonomisë dhe kanë mundësinë të krijojnë një ekonomi të fortë. Sot, unë jam i përqendruar tek të rinjtë, të cilët duan një karrierë, një punë të mirë dhe lidhje me perëndimin. Ju kam dëgjuar. Le ta vëmë menjanë politikën”, shkroi ai në Twitter.
Më 3 shtator, Kryeministri Hoti dhe Presidenti Vuçiç do të takohen në SHBA, për të diskutuar mbi ekonominë dhe normalizimin e marrëdhënieve.