Richard Grenell, Përfaqësuesi special i Presidentit Trump për Kosovën dhe Serbinë sqaroi, në një intervistë me gazetarin kosovar Berat Buzhala, akuzat që i janë bërë administratës Trump për orkestrimin e rënies së qeverisë Kurti.
Grenell tha se SHBA-të nuk përzihen në çështje politike, por SHBA-të kanë vetëm një qëllim: zhvillimin ekonomik të rajonit, krijimin e vendeve të punës, mbajtjen e të rinjve në vend, dhe sjelljen e investimeve amerikane në rajon:
“Ne nuk do të përzihemi në politike. Populli duhet të zgjedhje udhëheqësin dhe qeverinë tij. SHBA mbështet në mënyrë të plotë se tarifa po dëmton Kosovën. Ne nuk na shkon të lejojnë politika që prekin ekonominë. Dhe kur politika po prek ekonominë, ne nuk mund të presin që të mbështesim këto politika që dëmtojnë njërëzit dhe krijimin e vendeve të punës.
Ne jemi të fokusuar tek ekonomia, ka shumë përqëndrim tek pjesa politike. Administrata e Trump përpiqet të hapë bisedimet. Ne duan të krijojnë ekonomi dhe tja lëmë politikën, politikanëve. Ne duam të krijojmë klimë pro biznes, që të rinjtë të gjejnë punë.
Unë i kam thënë që ne nuk harxhojmë paratë tona, që ato të shkojnë kot. ShBA ka rregulla mbi ndihmën financiare. Ne nuk duam të jemi në kushtet që financimet tona janë të garantuara nuk ka rëndësi se çfarë bënë”.
Kërkesën për heqjen e taskës, tha Grennell ia kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve kosovarë para dhe pas zgjedhjeve. Ata kanë rënë të gjithë dakord me këtë kërkesë. Grenell e theksoi se SHBA-të do të qendrojnë jashtë politikës dhe do punojnë me cilindo qeveri që sjell zhvillim ekonomik:
“Ne kemi politikën tonë, e cila është shumë e qartë: Të hiqen tarifat dhe ne do të bashkëpunojmë me cilëndo qeveri. Ne do të qendrojmë jashtë politikës dhe do punojmë me këdo që ndihmon të krijojë punë për të rinjtë dhe qytetarët. Ne nuk kemi ndonjë preferencë, ne duam që partitë të bien dakord. Ne nuk mund të zgjedhim anë. Ato e zgjodhën”.
Për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Grenell tha se:
“Asnjëherë nuk kam diskutuar për shkëmbim territoresh. Asnjëherë nuk më është thënë nga Presidenti, asnjëherë nuk kam parë asnjë marrëveshje. Kjo nuk është hera e parë që ne sqarojmë këtë thashethem. E kemi thënë prej kohësh. Por disa zgjedhin të mos na besojnë. Ne i dimë faktet, dhe fakti është që nuk e kam parë, nuk është diskutuar, nuk është alternativë. Unë personalisht nuk e shoh si opsion”.
Grenell mendon se zhvillimi ekonomik do të shuaj edhe mosmarrëveshjet politike.
“Ne besojmë se zgjidhja e problemit politik është zhvillimi ekonomik. Me zhvillim ekonomik problemet politike do të zbehen. Shumë probleme janë ekonomike. Ne nuk duhet të zihemi por të krijojmë vende pune në rajon”.