Grenell shtyn takimin Kosovë-Serbi, pas diskutimeve me Vuçiç

Nga Exit News
Grenell shtyn takimin Kosovë-Serbi, pas diskutimeve me Vuçiç

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Kosovën ka shtyrë takimin Kosovë-Serbi në Uashington pas diskutimeve me  Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i planifikuar për në 27 qershor.

“Në konsultim me Presidentin Vucic, pas anulimit nga shqiptarët, i dërguari i SHBA-së, Richard Grenell ka vendosur të shtyjë takimin,” i tha zyra e Presidencës serbe agjencisë së lajmeve Tanjug të enjten.

Vendimi erdhi pasi Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen e tij, për shkak të aktakuzave të Presidentit Hashim Thaçi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Grenell falënderoi Hoti dhe tha që ata mezi presin të ri-caktojë takimin së shpejti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>