Richard Grenell pritet të vizitojë Kosovën në 21 shtator, si pjesë e një delegacioni amerikan, të udhëhequr nga Koorporata Financiare Ndërkomëbtare për Zhvillim, në kuadër të vizitave që pritet të fillojnë nga Athina.
Delegacioni do të vizitojë Athinën, Prishtinën, Beogradin dhe Jeruzalemin, në udhëtimin që nisi në 20 shtator dhe pritet të zgjasë deri më 25 shtator.
Pjesë e këtij delegacioni do të jenë edhe zyrtarë të lartë nga Departamenti i Energjisë dhe Biznesit në SHBA, të cilët do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe përfaqësues të sektorit privat, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Kosovë.
Vizita vjen pas nënshkrimit të dokumentave mes Kosovës dhe Serbisë në 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për vendosjen e marrëdhënieve ekonomike.