
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka njoftuar Greqi se janë regjistruar 3 080 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
14 prej tyre janë identifikuar në pikat hyrëse në vend.
Po ashtu në 24 orët e fundit, në vend raportohen 72 vdekje, duke e çuar numrin e viktimave të pandemisë në 8,232 persona, sipas agjensisë së lajmeve greke Amna.
Greqia ka konfirmuar 270,230 infeksione nga fillimi i pandemisë, ku 95.7 % kishin një gjendje themelore dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.
Ndërkohë, nga pacientët e shtruar, janë rreth 753 pacientë në ventilator, 562 pacientë Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.
Mosha mesatare e infeksioneve të reja është 44 vjeç, ndërsa mosha mesatare e të ndjerëve është 79 vjeç.