Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) në Greqi njoftoi të shtunën se vendi ka regjistruar 2,801 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 4 prej tyre të identifikuar në pikat e hyrjes në vend.
Po ashtu janë regjistruar edhe 75 vdekje të regjistruara, duke e çuar gjithsej viktimat e pandemisë në 8,833, sipas agjensise greke të lajmeve AMNA.
Ndërkohë, 504 pacientë Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit dhe në spitale, aktualisht 781 pacientë gjenden në ventilator.
1,853 të tjerë janë shkarkuar nga kujdesi intensiv qysh nga fillimi i pandemisë.
Javën e fundit, spitalet kanë pranuar mesatarisht 530 pacient në ditë.
Mosha mesatare e të infektuarve të rinj të identifikuar është 44 vjeç, ndërsa mosha mesatare e të ndjerëve është 79 vjeç.