
Interpol Tirana njoftoi se në bashkëpunim me Greqinë ka arrestuar Arben Muçën, 50 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për vrasje.
Muça u arrestua në Lamia, Greqi, dhe do të esktradohet në Tiranë.
Ai u dënua në vitin 1998 me 23 vjet burg për vrasjen e një personi në Kombinat, Tiranë.