Greqia dhe Maqedonia e Veriut marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësii

Nga Exit News
Greqia dhe Maqedonia e Veriut marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësii

Greqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan të premten një marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni që do të ndërlidhë rrjetet e gazit natyror të të dy vendeve.

Tubacioni i ri do të jetë 123 kilometra i gjatë dhe do të lidhë me rrjetin e gazit të Greqisë në Nea Mesimvria me atë të Maqedonisë së Veriut në Negotinë.

Ai do të transportojë 1.5 miliardë metra kub gaz në vit ndërsa në marrëveshje parashikohet se kjo sasi mund të dyfishohet.

Vlera e investimit është rreth 110 milion euro.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Mjedisit dhe Energjisë Kostas Skrekas dhe Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi.

Skrekas tha se tubacioni midis dy vendeve do të rrisë rolin gjeopolitik të Greqisë si një qendër për furnizimin e rajonit me gaz natyror. Ai shtoi se shtimi i burimeve të furnizimit me gaz për Maqedoninë e Veriut rrit jo vetëm sigurinë por edhe ndihmon atë në rrugën drejt eleminimit të emetimeve të karbonit.

Bektashi tha se nënshkrimi i marrëveshjes ishte një moment historik pas shumë vitesh përpjekje, duke thënë se projekti do të rrisë diversifikimin e furnizimit me energji, sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë rajonin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>