Ministria e Jashtme ka njoftuar se shteti grek do t’i njohë qytetarëve shqiptarë pasaportat e skaduara, dhe ato që do skadojnë brenda këtij viti, deri në fund të 2020-ës.
Pasaportat e skaduara do të quhen dokumente të vlefshme në Greqi, për t’i krijuar lehtësi emigrantëve shqiptarë për marrjen e shërbimeve atje.
Ministria njofton gjithashtu se shqiptarëve nuk do i kërkohet leje kalimi nëse udhëtojnë nga Greqia për në Shqipëri.