
Pas Hollandës, edhe Greqia ka vendosur heqjen e kufizimeve të udhëtimit me Shqipërinë.
Lajmi u bë i ditur nga administrata e Aeroportit të Rinasit të hënën, të cilët kanë njoftuar edhe mbi kriteret e reja për personat që udhëtojnë në Greqi duhet të kenë:
– Test negativ COVID;
– një dëshmi që personi e ka kaluar infeksionin (Test Antigen;
– ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura në Greqi: Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson).
Për kalimin e kufirit duhet gjithashtu edhe regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë para.
Heqja e kufizimeve nënkupton se personat lejohen të udhëtojnë për arsye jo-jetike, si turizmi apo bashkimi me familjar etj.
Vendimi ndjek rekomandimin e Bashkimit Evropian për lejimin e udhëtimeve me Shqipërinë, që tashmë cilësohet vend i sigurtë nga Covid-19.