Greqia heton organizatat humanitare për mbështetje të emigracionit të paligjshëm

Nga Exit News
Greqia heton organizatat humanitare për mbështetje të emigracionit të paligjshëm

Greqia ka nisur hetime penale ndaj disa organizatave jofitimprurëse për ndihmë në trafikun e emigrantëve, duke vendosur gjithashtu kërkesa të reja për regjistrimin në qeveri, sipas Wall Street Journal.

Greqia është vendi i disatë  evropian që po bënë presion mbi grupet humanitare që ndihmojnë azilkërkuesit, duke i akuzuar ata për përfshirje në trafikim, si pjesë e përpjekjeve të saj për të frenuar fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve që vazhdojnë të bëjnë udhëtime të rrezikshme drejt Evropës.

Grupet humanitare thonë se është pjesë e një modeli më të gjerë të autoriteteve greke që përpiqen t’i diskreditojnë ata dhe t’ua bëjnë më të vështirë të veprojnë, nën supozimin se më pak emigrantë do të vijnë në Greqi nëse ka më pak organizata joqeveritare që i ndihmojnë ata kur të arrijnë.

“Ne kemi parë gjatë dy viteve të fundit një intensifikim të goditjes dhe kriminalizimit të OJQ -ve që punojnë me emigrantët dhe azilkërkuesit,” tha Eva Cossé, një studiuese në Human Rights Watch. “Çështja është t’i frikësosh dhe ngacmosh ata. Ajo tashmë ka krijuar një efekt rrëqethës në shoqërinë civile”, shtoi ajo.

Qeveria greke thotë se masat e saj kanë për qëllim ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. “Ne nuk duam të jemi porta drejt Evropës për migracionin ilegal ose rrjetet e kontrabandës. Gjithashtu ne kemi bërë një punë të madhe për të luftuar rrjetet e kontrabandës, duke i çmontuar ato”, tha Alexandros Ragkavas, zëdhënës i Ministrisë Greke të Migracionit dhe Azilit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>