Greqia i kërkon KE-së të ndërhyjë për ndryshimin e librave të historisë e gjeografisë shqiptare

Nga Exit News
Greqia i kërkon KE-së të ndërhyjë për ndryshimin e librave të historisë e gjeografisë shqiptare

Europarlamentari grek Manolis Kefalogiannis ka ngritur shqetësimin në Komisionin Europian se Shqipëria nuk ka ndryshuar referimet e vendeve në hartat e librave shkollorë, veçanërisht të gjeografisë dhe historisë.

Në një kërkesë për KE, Kefalogiannis shkruan se në vitin 2018 një komitet ekspertësh greko-shqiptar ranë dakord që referencat si “territoret shqiptare në Greqi” dhe ilustrimet e tyre (harta, fotografi, etj.) do të hiqen nga librat shkollorë të historisë dhe gjeografisë.

“Sipas autoriteteve evropiane, kjo kërkesë themelore do të konsolidonte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do të sigurojë që të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen.”

Ndryshimet e dakorduara duhej të hynin në fuqi në Shtator 2019, por deri më tani nuk ka pasur zhvillime. Për më tepër, shkruan eurodeputeti grek, pala shqiptare nuk u është përgjigjur kërkesave të përsëritura të Greqisë për informacion.

Eurodeputeti i ka drejtuar dy pyetje Komisionit Europian:

“A është në dijeni Komisioni për situatën e deritanishme?

Çfarë veprimi synon të ndërmarrë KE-ja për të siguruar që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj dhe të heq tendencat e papranueshme irredentiste në lidhje me një Shtet Anëtar nga librat shkollorë të saj?

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>