Greqia ka vaksinuar mbi 6 milion banorë

Greqia ka vaksinuar mbi 6 milion banorë

Greqia ka adminsitruar mbi 6 milion vaksina, njoftoi të shtunën Sekretari i përgjithshëm i kujdesit shëndetësor parësor Marios Themistokleous gjatë Konferencës Rajonale të Zhvillimit në Patras.

Ai shtoi se vendi shënjestroi si prioritet strategjik vaksinimin e popullsisë në ishuj, ku janë bërë rreth 80% të vaksinimeve të plota.

Aktualisht Greqia ka kompletuar vaksinimin e plotë për vetëm 2,3 milion banor ose 20% të popullsisë, ndërkohë që nga 10 milion që është numri i popullisë së përgjithshme, mbi 6 milion kanë marr të paktën një dozë të vaksinës antiCovid-19.

Sipas agjensisë së lajmeve AMNA, në 24 orët e fundit vendi regjistoi 932 raste të reja dhe 35 viktima, teksa në spitale 416 pacient gjenden në reanimacion.

Qysh nga fillimi i pandemisë, vendi ka regjistruar  408 789 raste pozitive me Covid dhe 12 253 humbje jete.

Greqia nxitoi të vaksinonte popullsinë në mënyrë që vendi të hapej gjatë sezonit të lakmuar të verës.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme