
Qeveria greke po shqyrton mundësinë e zgjerimit të ujërave territoriale me 6 mile shtesë në jug të ishullit të Kretës.
Deklarata u bë nga Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, mbrëmjen e së mërkurës, vetëm pak orë pasi kryeministri Mitsotakis njoftoi se Greqia do të zgjerojë ujrat territorial në detin Jon nga 6 në 12 milje.
“Shërbimet e Ministrisë tashmë janë duke punuar në hapat e nevojshëm,” theksoi Dendias gjatë fjalës së tij në parlament.
Në mbyllje të fjalës së tij, ministri tha se Greqia po sheh me vëmendje hartat që në të ardhmen e afërt të zgjerojë ujërat territoriale dhe në zonën e mbuluar nga Marrëveshja me Egjiptin.
Kreta, ishulli më i madh i Greqisë, është në jug të Greqisë siç tregohet dhe në hartën e mëposhtme.

