Greqia kërkon testimin e qytetarëve nga Suedia, Belgjika, Spanja, Hollanda e Çekia

Nga Exit News
Greqia kërkon testimin e qytetarëve nga Suedia, Belgjika, Spanja, Hollanda e Çekia

Qytetarët nga Suedia, Belgjika, Spanja, Hollanda dhe Çekia, të cilët do të vizitojnë Greqinë duhet të provojnë se nuk janë të infektuar me Covid-19 në mënyrë që të hyjnë, njoftoi qeveria greke të hënën.

Qeveria pohoi se masa e re  do të hyjë në fuqi nga 17 gusht. Testi i kërkuar nuk mund të jetë më i vjetër se 72 orë para hyrjes në vend.

Vendosja e masave erdhi pas rritjes së të të infektuarve nga COVID-19. Të dielën, Greqia raportoi numrin më të lartë të rasteve me koronavirus, me 203 raste të reja gjatë 24 orëve.

Greqia ka në total 5 623 të infektuar dhe 212 viktima.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme