
Greqia konfirmoi të martën 4 350 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. 21 prej tyre u identifikuan në pikat e hyrjes në vend, tha të martën Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Greqia ka konfirmuar 260,077 raste nga fillimi i pandemisë. Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 86 infeksione kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.
Vendi shënoi 72 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar gjithsej viktimave në 8 017.
Gjithsej 741 pacientë janë në intubim në spitale. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.
402 pacientë me Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.
Mosha mesatare e infeksioneve të reja është 44 vjeç.