Greqia ka nisur lehtësimin e masave anti-COVID për t’u përgatitur për hapjen e sezonit turistik.
Pas tre muajsh me masa të ashpra, qeveria vendosi të bëjë disa lehtësime.
Lehtësimet e reja të shpallura nga autoritetet janë:
- Zgjatja e kohës së udhëtimit deri në orën 21:00. çdo ditë, në të gjithë territorin
- Hapja e vendeve arkeologjike
- Funksionimi i parukierive me rregulla strikte të respektimit të protokolleve
- Lehtësimi i ushtrimeve individuale me masa paraprake
Mësohet se qeveria greke si kusht për lehtësimin e masave, ka vendosur kryerjen e testeve të shpejta, që do të mund të bëhen nga kushdo qytetar, në çdo farmaci, dhe do të jenë falas.