Greqia ka njoftuar të mërkurën lehtësimin e masave kundër Covid-19. Qeveria tha se duke nisur nga e shtuna e 3 prillit, do të ketë pak lehtësira në Greqi.
Do të lejohet qarkullimi për të lëvizur në qytet si edhe për të ndjekur aktivitetet sportive.
Masat e reja lehtësuese parashikojnë që familjet që duan të dalin shëtitje duhet të marrin lejen me anë të një SMS-je.
Maska mbrojtëse është e detyrueshme si në ambientet e mbyllura dhe në ato të hapura.
Të hënën e 5 prillit do të hapen dyqanet e vogla, ndërsa mbyllur do të vijojnë të qëndrojnë qendrat tregtare. Do të testohet mësuesit dhe nxënësit, në mënyrë që më 12 prill të rihapen gjimnazet.
Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 3.616 persona dhe kanë ndërruar jetë 76 të tjerë.