
Automjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohen të kalojnë në territorin grek përmes Kakvijës deri në përmirësimin e kushteve të motit.
Ky është njoftimi që autoritetet greke i kanë përcjellë policisë kufitare të Kakavijës të dielën.
“Sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i automjeteve të qytetarëve vetëm me zhinxhirë.