
Në 24 orët e fundit në Greqi u infektuan 1 176 persona dhe humbën jetën 30 persona.
Katër prej të infektuarve u identifikuan në pikat kufitare.
406 pacientë janë në intubim në të gjithë spitalet e vendit dhe mosha mesatare e tyre është rreth 68-vjeç.
Që prej fillimit të pandemisë, Greqia ka raportuar 6.534 viktima nga COVID-19.