
Greqia regjistroi të mërkurën 1 913 raste të reja me COVID-19 dhe 28 viktima
Autoritetet greke njoftuan se 5 prej rasteve u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve në shtetin fqinj është 184 686.
357 të infektuar janë në intubim, ndërsa pranimet e reja të pacientëve me Covid-19 në spitalet e territorit janë 304.
Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6 371 viktima në të gjithë vendin.