
Në Greqi të martën u infektuan 2 353 persona dhe humbën jetën 23, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik.
Krahasuar me një ditë më parë ka një rritje me 1 176 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 194 582.
422 pacientë janë në intubim ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, 1 364 pacientë janë larguar nga intubimi.
Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6 557 vdekje në vend.