
Greqia regjistroi të dielën 1 449 raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit humbën jetën si pasojë e koronavirusit 54 persona.
735 pacientë ndodhen në intubim, një shifër e lartë për Greqinë.
Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 është 254 031.
Që nga fillimi i pandemisë, 1 664 pacientë kanë dalë nga intubimi.
Greqia ka regjistruar gjithsej 7 880 viktima nga Covid-19.