
Greqia ka regjistruar të martën 3 215 raste të reja dhe 46 viktima nga COVID-19.
Vendi ka shënuar një rritje të shifrave ditore, krahasuar me ato të ditëve të mëparshme.
Rajoni i Atikës raportohet si më problematiku, pasi ka gjysmën e rasteve me COVID, 1 572 të infektuar vetëm në 24 orë.
Sistemi shëndetësor në Greqi po kalon një situatë të vështirë, pasi 95% e kapaciteteve në terapinë intensive janë ezauruar, teksa shumë të tjerë po kurohen në spitale private.