Greqia rihap turizmin në 14 maj

Nga Exit News
Greqia rihap turizmin në 14 maj

Greqia do të rihap turizmin më 14 maj, njoftoi të mërkurën ministri i turizmit Haris Theocharis.

Ministri njoftoi se pavarësisht këtij lajmi pozitiv, do të ketë kufizime për të mbrojtur qytetarët nga përhapja e Covid-19.

Minsitri njoftoi se “çdo udhëtar i cili do të vizitojë Greqinë, duhet të ketë një test negativ të COVID-19”, ose të ketë kryer vaksinës.

Masat kufizuese për qytetarët grekë, do të jenë edhe turistët.

“Turizmi na bashkon të gjithëve. Sot më jep kënaqësi të madhe t’ju flas nga Muzeu i Akropolit, një nga muzetë më të mëdhenj në botë, me ekspozita unike që nëse gjithçka shkon sipas planit, të gjithë do të mund ta shihni nga afër gjatë gjithë verës”, tha ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>