Greqia shtyn lejet e qendrimit për shkak të koronavirusit

Nga Exit News
Greqia shtyn lejet e qendrimit për shkak të koronavirusit

Greqia vendosi të martën të shtyjë lejet e qendrimit për emigrantët dhe vizitorët, mes të cilëve përfitojnë edhe shqiptarë.

Vendimi u konfirmua nga një postim në Facebook i Kryeministrit Edi Rama, i cili bëri thirrje se cilido që ka mbetur pa u kthyer në Shqipëri për shkak të mbylljes së kufirit me Greqinë nuk do të penalizohet.

“Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t’ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit […] qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja!”

Më herët, gjatë së martës, mediat raportuan se lejet e qendrimit dhe aplikimet për rinovimin e tyre në Greqi u shtynë për 5 muaj deri në tetor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>